Cameron: Duhet pasur më shumë se një partner

Ylli i Hollivudit Cameron Diaz ka pranuar se ajo beson në të pasurit e më shumë se 1 partnerit, pasi si grua që është pret shumë më tepër nga burrat, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet monogame.

Në një intervistë për gazetën “Daily Mirror”, ajo është shprehur se: “Për disa arsye, ne përfshihemi në marrëdhënie dhe presim që burri të kuptojë ‘të gjitha’ pjesët tona dhe të përmbushë të gjitha nevojat tona. Mendoj se ky është problemi ku dështon gjithçka”.

E pyetur nëse mendonte se pasja e më shumë se 1 partneri do të ishte më mirë, Cameron u përgjgj: “Përse jo? Pse duhet të jetë diçka e keqe?”.

Ylli i “Gruaja Tjetër”, e cila është aktualisht beqare, shpjegoi se tashmë po sheh nga mikeshat e saj femra, për të plotësuar disa nga nevojat e saj.

Jemi duke shijuar turin promocional të filmit të ri “The Other Woman”. Pikë së pari, të treja gratë në rolet kryesore janë të magjishme, së dyti jemi duke ngrënë të gjithë ngarkesën e nevojshme të ushqimit si të ishim modele.

Ndryshe, Diaz, ka bërë të ditur se është duke e shkruar një libër.
Libri titullohet “The Body Book”, ndërsa përmes tij, 41-vjeçarja përpiqet t’u japë këshilla femrave të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button