Lavrov: Rusia planifikon ripërtëritje të plotë të bashkëpunimti me BE-në

Rusia planifikon tërësisht ta ripërtërijë bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, partneri më i madh tregtaro-ekonomik i federatës, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në takimin me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, transmeton TASS.

“Disa herë e shprehim gatishmërinë parimore për normalizimin e marrëdhënieve, me temp që do të pranohet për BE-në”, tha Lavrov.

Moska e fton BE-në që të fokusohet mbi kërcënimet e përbashkëta reale, e jo mbi rreziqe të imagjinuara të sigurisë”, shtoi Lavrov.

Ai e falënderoi shërbimin e jashtëm politik të BE-së për shprehjet e ngushëllimit, që janë drejtuar me rastin e sulmit të paradokohshëm terrorist në Shën Peterburg.

“BE-ja ka interes që të bashkëpunojë me Rusinë në luftën me terrorizmin, ku të dy palët kanë detyra të përbashkëta për zgjidhje, ndërsa gjithashtu, edhe ta zgjidhin situatën në Siri dhe në Libi”, deklaroi Mogerini.

Ajo vërejti se BE-ja është e interesuar edhe për “pozicionin me Gadishullin e Krimesë”.

“Kemi për shqyrtim rreth të gjerë të çështjeve”, theksoi diplomatja e parë evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button