Fundoset një barkë në brigjet e Shqipërisë, dy peshkatarë të mbytur
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, janë gjetur trupat e pa jetë të dy peshkatarëve të cilët kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre gjatë natës së mbrëmshme në brigjet e Vlorës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të afërmit e dy peshkatarëve njoftuan mbrëmë pas mesnate se kishin humbur kontaktet me dy peshkatarët, ndërsa menjëherë forcat e armatosura dhe policia kufitare kanë nisur kërkimet.
Ndërkohë sot Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për shtyp ka thënë se është bërë e mundur gjetja e kufomave të dy peshkatarëve. Ministria ka thënë gjithashtu se trupat e pajetë iu janë dorëzuar autoriteteve të policisë për ekzaminimet e mëtejshme.
Dy peshkatarët kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre në det, në afërsi të zonës së derdhjes së lumit të Vjosës.