Ardit Gjebrea: Hëngra një shpullë të paparë…nga Anna
Nëse jeni prind e kuptoni shumë mirë se cfarë do të thotë show man-i Ardit Gjebrea me këtë publikim në një prej rrjeteve sociale.
“Hëngra një shpullë të paparë!
Po shihja ëndërr? Jo, ishte Anna që hapi krahun e ma plasi në fytyrë. Cdo natë e nis gjumin me ne dhe më pas e coj në krevatin e saj, por mbrëmë paskam fjetur dhe PAUUUUU! Booooo sa të rëndë dorën, sytë xixa!. Cfarë dashurie në fund te fundit, e putha”, shkruan Gjebrea në Facebook.
Arditi ka dy fëmijë, Joni dhe Anna, e vogla 4 vjec. Për më të voglën, Arditi shprehet “Kur të jeni në moshën time, mos e lini pa e patur edhe një fëmijë, është dhurata me bukur që mund të të japë Zoti”.
Ndërsa ne i japim të drejtë Arditit në cdo pikë e presje, përvec faktit që duhet të mësojë Annën ta vendosë të flerë në shtratin e saj. (BW)