Spanjë, trageti përplaset në port, 13 të lënduar

Një zyrtar spanjoll deklaroi të shtunën se 13 udhëtarë janë lënduar si pasojë e goditjes së tragetit me të cilin po lundronin, në shtyllat mbrojtëse të portit në Ishujt Kanare, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i kompanisë “Naviera Armas”, pronare e tragetit, Manolo Vidal, tha se incidentin e ka shkaktuar ndërprerja e energjisë elektrike në momentitn kur trageti të premten në mbrëmje nisej nga porti Puerta de la Luz në ishullin Gran Canaria.

Nga reparti i urgjencës thanë se 5 nga 13 të lënduait janë mbajtur në një spital.

Kompania tha se pas aksidentit, trageti ka qenë në gjendje të hyjë në port dhe se pasagjerët janë vendosur në hotelet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button