VMRO nuk ndryshon qëndrim, Kuvendi edhe sot nuk zgjedh kryetarin

Sot duhet të vazhdojë seanca e 16 konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku ende zhvillohet debati në pikën e tretë të rendit të ditës, atë për formim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime kurse nga ajo që u tha sot nga VMRO-DPMNE-ja mund të kuptohet se kjo parti dhe deputetët e saj në Kuvend nuk kanë ndryshuar qëndrim, ata nëpërmjet kumtesës shprehën revoltën për fjalimet e Aleancës për Shqiptarët në Kuvend duke thënë se të njëjtat dëshmojnë se më me rëndësi për ata dhe Zoran Zaevin është interesi kombëtar shqiptar se sa ai shtetëror, njofton Portalb.mk.

“Dëshmi më e madhe se ajo se Aleanca për Shqiptarët do të koalicionojë që t’i plotësojë kërkesat e platformës tiranase me LSD kurse jo për ndonjë “koncept qytetarësh” të cilin na e shet Zaevi. Zoran Zaev është i dëshpëruar dhe se ka nevojë patologjike për pushtet. Zaevi në pushtet sheh të vetmen rrugëdalje për shpëtim dhe për amnisti nga të gjitha krimet e bëra”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë këto qëndrime, bllokada të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë i shohin si paralizë e tërësishme e Maqedonisë.

“Ata janë vepra të rëndësishme kundër interesave shtetërore dhe çdo institucion dhe secili individ duhet të dijë se ka përgjegjësi serioze! Veljanoski dhe Ivanov nuk kanë të drejtë të mbrojnë platformat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë të shpëtojnë interesat dhe pasuritë personale në llogari të interesit të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të cilëve u është rënduar ekzistimi dhe vështirë marrin rroga. Situata do të përkeqësohet kur do të ndalojnë të gjitha ingerencat e kryetarëve dhe këshillave komunal, zgjedhjet e reja lokale nuk mund të caktohen pa formim të Kuvendit dhe kjo do të nënkupton bllokadë për tërë sistemin shtetëror”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Në pajtim me të dakorduarën, në Komision për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ketë gjashtë përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe pesë nga LSDM, ndërsa BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar.

Seanca konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button