Penelope Cruz në rolin e vajzës Bond!
Ylli i Hollivudit, Penelope Cruz mësohet se është në bisedime për të luajtur vajzën Bond në filmin e ardhshëm mbi agjentin sekret 007.
Producentët e filmit janë duke llogaritur në aktoren spanjolle për të luajtur krahas Daniel Craig në projektin e fundit të franshizës së filmave mbi spiunin e famshëm.
Lajmi vjen nga disa dokumente të zbuluara të studios Sony Pictures, e cila është siguruar nga disa tabloide britanike. Lista raportohet se përfshinte edhe Cruz si pjesë të aktorëve për filmin e ardhshëm.
“Bosët e Bondit e kanë përcjellë atë që kur Daniel u bë 007 në vitin 2006. Por orari dhe shtatzënia e saj bënë që ajo kurrë të mos materializohet. Në këtë fazë, askush te Sony nuk do ta konfirmojë këtë”, ka thënë burimi për The Sun.