Kuvendi nesër e vazhdon debatin për Komisionin

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë pasdite e vazhduan seancën konstitutive, në të cilën u debatua për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, transmeton MIA.

Edhe vazhdimi i sotëm i 14-të nga debati kaloi me replika, kundër replika nga deputetët. VMRO-DPMNE kërkoi që LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, si dhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale.

Nga LSDM-ja dhe koalicioni, përmbahen prej replikave, por vetëm me vërejtje procedurale kërkuan nga kryesuesi që ta udhëheqë seancën në pajtim me Rregulloren.

Ilija Dimovski duke i replikuar bashkëpartiakes, Daniela Rangellova, nënvizoi se ajo në debatin e saj nuk është përqendruar mjaftueshëm në kërkesën për shpalljen e gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Maqedoni e cila gjë është theksuar në Deklaratë, e cila, duhet të bazohet historikisht, ndërsa mund të shkaktojë pasoja ndërkombëtare serioze.

Rangellova më pas theksoi se disa herë ju kanë bërë thirrje kolegëve të LSDM-së dhe koalicionit si dhe të partive shqiptare të përgjigjen mu për këtë element të Deklaratës së Tiranës për atë se çfarë do të thotë miratimi i një rezolute të tillë në Kuvendin e RM-së.

“Askush nuk e pa të arsyeshme që të dalë në foltore dhe të japë përgjigje për këtë”, tha Rangellova.

Antonio Milloshoski duke dhënë replikë lidhur me Deklaratën e nënshkruar nga BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, tha se bëhet fjalë për sistem të enëve të lidhura, të shkaktuara dhe të stimuluara nga partia më e madhe opozitare dhe kryetari i saj.

Seanca do të vazhdojë nesër me replika të Zaturovskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button