Përmbyset një anije mallrash në Detin e Zi

Një anije mallrash e cila transportonte grurë nga Rusia jugore për në Turqi është përmbysur gjatë një stuhie në Detin e Zi me 12 anëtarë të ekuipazhit, lajmërojnë mediat shtetërore ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat i referohen shërbimit emergjent të shpëtimit nga i cili thonë se një anëtar i ekuipazhit është shpëtuar, ndërsa kërkimi për të tjetër është në vazhdim.

Nga Agjencia Transportuese Ruse theksuan se në ekuipazhin e anijes, që është në pronësi turke, kanë qenë nëntë shtetas ukrainas, dy rus dhe një gjeorgjian.

Anija me emrin “Heroes of Arsenal” u përmbys të mërkurën në mëngjes afër ngushticës Kerçkog.

Nga shërbimi i shpëtimit theksojnë se dallgët e larta dhe era e fuqishme vështirësojnë kërkimin për anëtarët e ekuipazhit. Anija me grurë braktisi qytetin port Azov dhe u drejtua për në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button