Mattis: Nevojitet t’i jepet fund luftës në Jemen

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, është shprehur se nëse shikohet numri i personave të vdekur në Jemen, mund të vërehet nevoja e përfundimit të luftës në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Mattis në kuadër të turneut në Arabinë Saudite, Izrael, Katar dhe Xhibuti, të martën udhëtoi për vizitë në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Në konferencën për shtyp ai tha se do të bisedojë me zyrtarët e këtij vendi për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike të të dy vendeve.

Mattis rikujtoi se lufta në Jemen po zgjat tashmë një kohë të gjatë. “Nëse shikojmë numrin e personave të pafajshëm që kanë humbur jetën në Jemen, lehtë mund të arrijmë te konstatimi se nevojitet që të përfundojë lufta”, thekson Mattis, i cili shtoi se nevojitet t’i jepet fund krizës përmes rrugës politike.

Pentagoni javën e kaluar paralajmëroi vizitën e Mattis-it në Arabinë Saudite, Egjipt, Izrael, Katar dhe Xhibuti për të biseduar me zyrtarët lokalë për bashkëpunimin në disa sfera, mes tjerash edhe luftën kundër terrorizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button