Në shtabin e BDI-së, flamuri maqedonas shtyhet anash për takimin me Bilt (FOTO)
Ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bilt i cili dje zhvilloi një sërë takimesh me liderët politik në vend, me siguri pa qëllim, duke dashur të postojë fotografi në Twitter se ka arritur në shtabin e BDI-së në Reçicë të Vogël në Tetovë, ilustroi se ku BDI e mban flamurin maqedonas.
Në podiumin i cili është në kornizat e sallës për takime ishin të gjitha flamujt, i BE-së, i SHBA-së, ai shqiptar, i BDI-së madje edhe i Kosovës, vetëm flamuri i Maqedonisë shikonte në mënyrë të turpshme nga prapavija.
Në pyetjen e “Meta” pse flamuri maqedonas është vendosur atje, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, u përgjigje me kundër- pyetje: “Si mendoni, pse është vendosur”?
Në pyetjen pse flamuri maqedonas është vendosur në qosh, pas flamujve tjerë”, Osmani shkurt tha: “Ka ngelur”.
Quick visit to Tetovo as well to listen to the political voices here. pic.twitter.com/CvAoIll7RL
— Carl Bildt (@carlbildt) April 18, 2017
Përndryshe kjo fotografi e Carl Bilt u postua para fillimit të takimit të tij me Bashkimin Demokratik për Integrim. Pas këtij takimi kreu i kësaj partie, Ali Ahmeti u shpreh se “duhet që të sillemi të gjithë me përgjegjshmëri”.
Por para BDI-së, Bilt u takua edhe me partinë e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, pas të cilës u shpreh se “në çdo shtet normal, ekziston Kushtetutë e cila duhet të respektohet”.
Ndërsa sipas kumtesës së LSDM-së të dërguar pas takimit me Bilt u kuptua se bashkarisht është konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparim të Republikës së Maqedonisë dhe se patjetër duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet nga ana e të gjitha partive politike dhe institucioneve të shtetit.