KB: Lufta për Mosulin ka mundësi të shndërrohet në katastrofë

Dëbimi i Shtetit Islamik nga Qyteti i Vjetër në Mosul, ku janë të bllokuar qindra mijëra civilë irakianë, mund të shndërrohet në katastrofën më të madhe humanitare në luftën kundër ekstremistëve, paralajmëroi sot KB-ja.

Rreth 400.000 civilë ose një e katërta e numrit të banorëve të Mosulit para luftës, janë të bllokuar në pjesën e vjetër të qytetit irakian sipas vlerësimeve të KB-së, transmeton MIA.

Madje gjysmë milionë banorë, siç vlerësohet, janë vendosur në lagjet që akoma janë nën kontroll të SHI-së në pjesën perëndimore të Mosulit.

“Nëse atje vendoset rrethim edhe qindra mijëra persona do të mbeten pa ujë dhe ushqim, do të gjenden në rrezik të madh”, deklaroi koordinatorja humanitare pranë KB-së për Irak, Lise Grande.

Gjatë luftimeve në Mosul janë vrarë mijëra civilë dhe luftëtarë nga dy palët, pohojnë organizatat humanitare.

Më shumë se 327.000 persona kanë ikur nga Mosuli në gjashtë muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button