Putin uron presidentin Erdogan për suksesin në referendum

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan duke e përgëzuar për rezultatin e referendumit popullor më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet e Presidencës mësohet se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar këtë mbrëmje presidentin Erdoğan. Në telefonatën e tij Putin ka përgëzuar presidentin Erdoğan për daljen e rezultatit “po” në refendumin popullor për ndryshimin kushtetues.

Ndër të tjera në bisedë krahas përshpejtimit të përpjekjeve kundrejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe është theksuar edhe rëndësia e bashkëpunimit për forcimin e armëpushimit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button