Trump uroi Erdoganin për fitoren në referendum

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në referendumin e së dielës, transmeton koha.net.

Të dielën, turqit votuan pro për ndryshimet kushtetuese duke i dhënë më shumë kompetenca rolit të presidentit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të komentojë për referendumin turk deri kur të marrë raportin e plotë nga mbikëqyrësit ndërkombëtarë, por sipas burimeve të Reutersit, Trump ka thirrur në telefon Erdoganin për ta uruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button