Festat mbarojnë, problemet “ringjallen”

“Të mbizotërojë logjika e shëndoshë, të mbrohet dinjiteti i popullit”, porositën politikanët e pushtetit për festat e Pashkëve, njofton Portalb.mk.

Edhe këtë vjet këto porosi i kanë dërguar sikur zbatimi i tyre të varet vetëm nga dikush tjetër, por jo edhe nga ata që i dërgojnë. Mu ditët në vijim do të jetë test, se a do të mbizotërojë logjika e shëndoshë, pasi që festat kalojnë, ndërkaq problemet ngelin të pazgjidhura. Maqedonia tanimë katër muaj pas zgjedhjeve është pa kryetar të Kuvendit, pa Qeveri të re, ndërkaq më pakë se një muaj (27 ditë) edhe pushtetit lokal do t’i mbarojnë edhe “kompetencat teknike”.

Me atë sillen në pikëpyetje edhe rrogat e mijëra të punësuar në shkolla, çerdhe për fëmijë, ndërmarrje komunale, muze, biblioteka dhe veprimtaritë tjera, të cilat kryhen nën urdhrin e krerëve të komunave.  Duke e pasur parasysh se zgjedhjet duhej të mbaheshin më 15 maj, mandati i krerëve të komunave u kalon më 22 mars. Vazhdimi i mandatit deri më 14 maj, u mundësua në bazë të mendimit të Ministrisë së Drejtësisë se “kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave, mund t’i kryejnë kompetencat deri në mbarimin e afatit të caktuar me nenin 16 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor, gjegjësisht deri në fund të gjysmës së parë të muajit maj”, shkruan “DW“.

Por, çfarë pas 15 majit, nëse në ndërkohë asgjë nuk ndryshohet? Për momentin ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, nuk ka kush t’i nënshkruaj zgjedhjet lokale, gjegjësisht të bëjë ndryshim të Kodit Zgjedhor që të mund të anulohen zgjedhjet, me çka do të vazhdohej mandati i pushtetit aktual lokal. Nëse vazhdon bllokada e Parlamentit, ajo plotësisht do ta bllokojë edhe punën e vetëqeverisjeve lokale, gjegjësisht tërë shtetit. Të vetëdijshëm për këto pasoja, krerët e komunave të Maqedonisë Lindore, para festave dërguan peticion deri te Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) me të cilat kërkuan ndryshime në Kodin Zgjedhor gjegjësisht prolongim të zgjedhjeve lokale. Peticioni u dërgua edhe deri te institucionet tjera kompetente.

Ekspertët juridik që nga muaji i kaluar paralajmëruan se ekziston mandat i dimensionuar saktë të pushtetit lokal dhe gjithçka që do të  bëhet kundër saj, do të thotë shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve, ndërkaq çdo vendim i miratuar do të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button