Ushqimet që përshpejtojnë shërimin e plagëve

Prerjet, djegiet, dhimbjet muskulore dhe lëndimet ndikojnë në aktivitetin tonë të përditshëm duke na lënë një shije diskomfor ose dhimbjeje. Nëse përfshini në dietën tuaj këto ushqime, ju do të nxisni përshpejtimin e rikuperimit të tyre duke ndihmuar trupin të marrë veten më shpejt, transmeton Koha.mk.

– Mjalti: Ai redukton inflamacionin, ënjtjen dhe dhimbjet. Ka veti antibakteriale duke parandaluar kështu kontaminimin e plagëve nga bakteret.

– Ushqime të pasura me vitaminën C: Ushqime të tilla si agrumet, specat, domatet, lakrat, patatet, bishtajat dhe spinaqi ndihmojnë procesin e shërimit. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në formacionin e kapilarëve, kockave, kështu që përfshirja e ushqimeve të tilla në dietën tuaj promovon shërimin.

– Fruta të thata dhe fara: Ato përmbajnë acide yndyrore esenciale, si dhe antioksidues dhe vitaminë E. Vitamina E redukton inflamacionin dhe i bën membranat e qelizave më të qëndrueshme. Farat e lulediellit, lajthitë, bajamet janë vetëm disa shembuj.

– Ushqimet me proteinë: Proteinat luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e shërimit dhe për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të shtoni më shumë proteina në dietën tuaj. Ushqime si pula, vezët, gjeli i detit, mishi i viçit dhe qumështi përmbajnë aminoacide që rigjenerojnë indet dhe muskujt e lënduar.

– Shafrani: Erëzat nuk shërbejnë vetëm për t’u shtuar shije ushqimeve, por mund të shërojnë edhe plagët, edhe shenjat. Prezenca e kurkuminës tek shafrani përshpejton procesin e shërimit për shkak të vetive antiinflamatore. Në Indi aplikohet ende për shërimin e plagëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button