Zgjedhjet presidenciale në Francë nën masa të fuqishme sigurie

Mbi 50.000 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, të mbështetur prej ushtarëve të operacionit “Sentinel”, do të mobilizohen për sigurinë e zgjedhjeve presidenciale javën e ardhshme në Francë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Matias Fekjël në një intervistë për “Zhurnal dui dimansh”.

Krahas kanosjeve terroriste, forcat e sigurisë, gjithashtu, do të kujdesen t’i parandalojnë “trazirat eventuale prej ekstremistëve të të gjitha ngjyrave” midis dy raundeve në votimin për president të Francës, të cilat do të mbahen më 23 prill dhe 7 maj, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Kanosja terroriste është “vazhdimisht në nivel të lartë, diçka që u konfirmua edhe me aktet në Londër, Stokholm dhe vende të tjera”, thotë ministri francez i punëve të Brendshme, i cili publikon se gjatë marsit ka pasur “19 arrestime antiterroriste”, në Francë.

Që të sigurohen 67.000 vendvotime, do të mobilizohen mbi 50.000 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, të mbështetur prej rreth 7.000 ushtarëve të operacionit “Sentinel”.

Duke i pasur parasysh rreziqet e mobilizimit të cilat mund t’i shkaktojnë rezultatet e raundit të parë të votimit dhe prania e mundshme e Marin Le Pen (kandidate e Frontit nacional ekstrem të djathtë) në raundin e dytë, Matias Fekël thotë: “Pavarësisht skenarit, Republika nuk do ta tolerojë prishjen e rendit publik”.

Për t’u parandaluar sulmi i hakerëve, “ne e përforcuam sigurinë e transmetimit së rezultateve” , shtoi më pas ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button