Facebook vazhdon luftën kundër pëlqimeve dhe llogarive të rreme
![Ligji i ri obligon abuzuesit seksual që të shfaqin statusin e tyre në Facebook](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/DF0F65B831BA48475FDE408E9602FFBE.jpg?fit=350%2C230&ssl=1)
Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është duke avancuar mjetet e veta të brendshme për të ndjekur pëlqimet dhe llogaritë e rreme.
Mbi gjashtë muajt e kaluar, rrjeti ishte duke luftuar kundër një operacioni të pëlqimeve të rreme, të cilin edhe përfundimisht e mbylli, transmeton Koha.net. Ky operacion ka gjeneruar mijëra pëlqime të rreme në faqet e ndryshme.
Ato pëlqime ishin pjesë e planit për të legjitimuar llogaritë e rreme të cilët pastaj do të mund të bëheshin miq me përdoruesit aktual.
Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, Facebook thotë se mbi tre për qind e pëlqimeve mund të zhduken nga disa faqet.
Facebook është duke punuar në disa mënyra të tjera për të identifikuar dhe të ndjekë llogaritë e rreme.