Përfundon epoka Berlusconi e Milanit

Përfundon epoka 31 vjeçare e Silvio Berlusconit tek Milani, klubit italian i Seria A dhe përfundon dorëzimi i klubit tek kompania kineze, pronar i të cilës është Li Yonghong, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Fininvest, kompania e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili mbante asetet e Milanit që prej 1986 njoftohet se “Fininvest, ka përfunduar shitjen e aseteve të Milanit prej 99.93 përqind tek Rossoneri Sport Investment Lux”.

Procedurat e dorëzimit theksohet se janë realizuar me një kosto pre 740 milionë euro duke përfshirë edhe borxhet deri më 30 qershor 2016.

Presidenti i ri klubit Li Yonghong, në një deklaratë pas dorëzimit tha se “Falënderoj Berlusconi-n, të besuarit e Fininvest dhe tifozët për durimin e treguar. Do të ndërtojmë të ardhmen duke nisur që nga dita e sotme.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button