Ademi: Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në NATO dhe BE

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi, realizoi takim me ambasadorin amerikan në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli.

Ademi, siç citohet në njoftimin zyrtar,  në fillim theksoi rëndësinë e SHBA-ve si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë, duke potencuar mbështetjen e tyre që nga pavarësia e vendit e deri më sot, si një ndër promotorët kryesorë për anëtarësimin e vendit në strukturat euro–atlantike.

Ai gjithashtu falënderoi për ndihmën e vazhdueshme të cilën më shumë se 25 vite e marrim përmes USAID-it, për zbatimin e reformave kyçe lidhur me demokratizimin e shoqërisë, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kualitetit të arsimit.

Duke iu referuar gjendjes aktuale politike në vend Ademi theksoi se Republikës së Maqedonisë i mbetet prioritet strategjik anëtarësimi në NATO dhe BE, sepse nuk ka dhe nuk mendojmë për ndonjë alternativë tjetër, duke shtuar se roli i çdo liderishipi politik aktual dhe i ardhshëm është që të punojë në realizimin e këtyre prioriteteve strategjike dhe të ndjek vullnetin e shumicës së qytetarëve.

Zëvendëskryeministri Ademi gjithashtu, theksoi se duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar në vend, në rajon dhe më gjerë në BE, vendi duhet që sa më shpejt të gjejë zgjidhje për dalje nga kriza politike, duke shfrytëzuar kapacitetet politike dhe institucionale me të cilat disponon, me qëllim të kthimit nga kursi reformues dhe zbatim intensiv të harmonizimeve të nevojshme, në të gjitha fushat e rëndësishme në procesin e integrimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button