Zbulohet lidhja ushqim-pagjumësi, ja ç’të hani për ta luftuar!

Më shumë se një filxhan kafeje çdo ditë, 2.5 porcione çokollate, më pak se një porcion qumësht apo kos, ujë gjithmonë nën 2 litra në ditë.

Ky është çekuilibri i vënë re nga specialistët e ushqimit, të cilët kanë marrë në shqyrtim një kampion prej 8500 personave që kanë probleme me pagjumësinë. Një nga shkaqet e pagjumësisë, në fakt, përfaqësohet nga zakonet e ushqimit jo korrekt, sidomos në orët e mbrëmjes. Për këtë arsye është përpiluar nga ekspertët e fushës edhe një listë prej 10 rregullash ushqimi, që duhet të ndjekin ata që vuajnë nga pagjumësia.

1.Mbani një orar të rregullt të ciklit gjumë-zgjim: zgjohuni herët në mëngjes, duke shmangur fjetjen gjatë ditës dhe shkoni në shtrat në një orar të rregullt, duke shmangur aktivitete stimuluese në orët e mbrëmjes.

2.Sigurohuni që ambienti ku flini të jetë sa më ideal për pushim. Disa njerëz janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës, përveçse ndaj zhurmave. Dhoma e gjumit duhet të jetë në errësirë dhe e heshtur, me një temperaturë të përshtatshme.

3.Mos përdorni shtratin për aktivitete ndryshe nga gjumi, si të shkruarit, shikimi i televizorit, përdorimi i PC-së, apo dispozitivëve të tjerë elektronikë.

4.Konsumoni një darkë të lehtë 3 orë përpara se të bini për të fjetur. Shmangni ushqimet e skuqura dhe me tepër yndyrë.

5.Shmangni para gjumit pije si kafeja, çaji, koka-kola, ose pije të tjera që përmbajnë kafeinë.

6.Shmangni para fjetjes çokollatën dhe ushqime të tjera me efekte stimuluese.

7.Pini sa më shumë ujë dhe hidratohuni, sidomos në pjesën e parë të ditës.

8.Pini lëngje qetësuese, ose qumësht përpara gjumit.

9.Hani në mënyrë sa më të ekuilibruar, duke konsumuar në çdo vakt, fruta, perime, drithëra, proteina me origjinë shtazore (djath, vezë, mish, ose peshk), ose vegjetale (bishtaja dhe prodhime të sojës)

10.Kryeni aktivitete çlodhëse përpara se të bini për të fjetur, siç mund të jetë një banjo e nxehtë, apo leximi i një libri.

Lajme të ngjashme

Back to top button