Shkupi flet shqip…me gabime! (FOTO)

Pas zotimit të partisë shqiptare në pushtet se Shkupi do të flet shqip, filluan të vendosen tabelat nëpër qytet. Por ajo që të vret syrin janë gabimet gjuhësore në këto tabela.  

Portalb.mk edhe më herët ju ka prezantuar raste ku përdhosja e gjuhës shqipe bëhet aq lehtë dhe askush deri më tani nuk merr përgjegjësi për këtë.

Lidhur me përkthimet e gabuara në gjuhën shqipe, kryetari i Shkupi, Koce Trajanovski kohë më parë  është shprehur se nuk ndjen përgjegjësi personale, por përgjegjës, sipas tij, janë sektorët në kuadër të qytetit, varësisht se për çfarë shkrimi bëhet fjalë.

Përveç gabimeve gjuhësore, në disa nga udhëkryqet e qytetit akoma qëndrojnë të ngjitura tabelat e vjetra udhërrëfyese me mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, duke u anashkaluar kështu gjuha shqipe. Ndonëse gjuha shqipe në nivel të Shkupit konsiderohet si gjuhë zyrtar sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button