“Po e lë punën”…Cilat janë arsyet që na shtyjnë të ndërmarrim këtë hap?

Për shumë njerëz, dihet se, vendimi për të lënë punën për shkak të shumë arsyeve, apo pengesave përbën vështirësi përcaktimi. Mirëpo, natyrshëm, lind pyetja… 

Cilat kritere mund të përdorni për të përcaktuar nëse ju keni qenë duke punuar në të njëjtën kompani për një kohë shumë të gjatë ? Ndërkohë, Jack Welch, kryetari ekzekutiv i Institutit të Menaxhimit ,tregon katër arsyet e tij se pse duhet ta lini punën. 

“Ndodhë që shpeshherë ‘zvarritja’ në punë ju konsumon. Dhe kjo mund të ndodhë herët ose vonë në një karrierë. Pas diplomimit , ju zini një vend pune shumë të mirë, mirëpo qëndrimi në po të njëjtin pozicion ju frustron jashtëzakonisht shumë”, -shkroi Welch . 

Por, si mund të zgjidhet fakti që ju doni ta lini punën? 

Ja dy gjëra nga katër që duhet të marrim në konsideratë : “A doni të shkoni në punë çdo mëngjes ?”

“Fakti i përditshmërisë dhe monotonisë ju mbushë me tmerr? A ndjeheni në punë interesantë dhe kuptimplotë apo jeni duke qëndruar vetëm për çështjen e pagesës? A jeni ende duke mësuar dhe në rritje? Nëse jo, ai sugjeroi, që tanimë ka ardhur koha që ju të ecni përpara. 

James Altucher, sipërmarrësi dhe pronari , i “Formula Capital” tregoi: ” Bosi im më bërtiti mua para kolegëve të mi. Kisha bërë diçka të gabuar sigurisht. Por…seriozisht, nuk më pëlqejnë aspak të bërtiturat . Kështu të nesërmen i thashë fjalët magjike: “Po e lë punën “. 

Për fat të mirë , për Altucher-in ishte rezervuar diçka më e mirë, ai tashmë kishte një ofertë pune tjetër në dorë. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë, sugjeroi ai.

 “Shumica e punëve që kanë ekzistuar 20 vjet më parë nuk janë të nevojshme tani . Ndoshta kurrë nuk kanë qenë të nevojshme. ” Paraja nuk është lumturi . Për shkencëtarët, studimet tregojnë se rritja e pagës ofron ‘rritje zero lumturie’. 

Sipas tij, ai nuk ka qëndruar asnjëherë në punë vetëm për shkak të rritjes së rrogës. 

“Njerëzit duhet të bëjnë një listë të çdo ëndrre që kanë parë”. Këto nuk janë qëllime, këto janë tema. Pastaj pyesni veten çdo ditë çfarë duhet të bëj për të ushtruar këto tema?”. 

Sipas tij vlerë të madhe ka strategjia në menaxhimin e një karriere dhe jo ndryshimi i punëve në mënyrë të pamatur. 

“Në një kohë apo një tjetër, gjatë punës, ne do të përballemi me pazgjidhshmëri sepse, nuk jemi duke qëndruar në rrugën tonë por rrezikojmë të dalim mbi një rrugë krejtësisht të re”.

 Në këto pika kritike, çfarë duhet të bëni ?  A besoni se nuk mund të shkoni më larg në karrierën tuaj? 

“Përsëri, është një çështje që ka lidhje me përmirësimin e vetes “. Ende të pasigurt ?  U bëni thirrje mentorëve tuaj, kthehuni tek ata për ndihmë ” -shkroi Ryan./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button