Ahmadinexhad është konstatuar për zgjedhjet presidenciale në Iran

Ish-presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, sot e ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në Iran që do të mbahen më 19 maj.

Kjo lëvizje e ish-presidentit iranian konsiderohet si mosrespektim të autoritetit të liderit, ajetollahu Ali Hamnej, i cili e urdhëroi të mos kandidohet.

Paraqitja e kandidaturës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale filloi të hënën dhe do të zgjasë pesë ditë, ndërsa kushti për paraqitje është që të jetë shtetas iranian.

Në ditën e parë të regjistrimit janë paraqitur më shumë se 100 kandidatë për president të Iranit.

Pasi të përfundojë paraqitja, kandidaturat do të shqyrtohen nga ana e Këshillit të rojeve, trupi klerik do t’i analizojë kualifikimet e kandidatëve edhe deri më 27 prill do ta publikojë listën përfundimtare të kandidatëve.

Këshilli, njëherit, nuk miraton disident dhe gra të listës formale të kandidatëve.

Kandidaturën e paralajmëroi edhe Ebrahim Raisi, klerik i cili është i afërt me ajetollahun Ali Hamnej dhe Hamid Baghej, bashkëpunëtor i afrët i Ahmadinenxhad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button