Shojble: Ekziston rrezik nga diktatura e Erdoganit në Turqi

Ekzistojnë shenja të cilat tregojnë se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ndoshta dëshiron të vendos diktaturë në Turqi përmes referendumit për rritjen e kompetencave të shefit të shtetit, deklaroi ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble.

Sipas Shojble, ndryshimet kushtetuese në Turqi mund të merren edhe si për përpjekje për krijimin e “autokracisë ose madje edhe diktaturës”.

“Nëse ndiqen ngjarjet e viteve të fundit, mund të shihen disa shenja që tregojnë për këtë, të cilat janë shqetësuese”, theksoi Shojble.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button