Seanca konstituive kuvendore vazhdon nesër

Edhe pasdite seanca konstituive kuvendore vazhdoi me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika. Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për, përzgjedhjen e spikerit kuvendor, transmeton MIA.

VMRO-DPMNE përsëri e akuzoi LSDM për inxhiniering postzgjedhor, me ç’rast LSDM ia ktheu se VMRO-DPMNE e ka zhvendosur debatin nga fillimi i seancës.

“Kolegët e LSDM-së dhe koalicioni i tyre ta rianalizojnë vendimin për pranimin e platformës antimaqedonase pasi që me këtë nuk do të ndihmohen as maqedonasit e as shqiptarët, por akoma më shumë të thellohet kriza në Maqedoni. Prandaj duhet të gjithë së bashku të ulemi dhe të bisedojmë për të gjitha problemet dhe çështjet e hapura të cilat na presin”, tha Trajço DImkov.

Frosina Tashevska – Remenski i akuzoi deputetët e VMRO-DPMNE-së se e kanë zhvendosur debatin që nga fillimi i seancës. Kur janë kthyer në pikën 3, theksoi, askush nuk ka folur pas saj.

Kryesuesi i seancës, Trajko Veljanoski paralajmëroi se deputetët do ta vazhdojnë debatin nesër në orën 11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button