Shkencëtarët zhvillojnë metodë të re në luftën kundër AIDS

Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar metodë të re e cila lidh për qelizat e imunitetit antitrupat që luftojnë me virusin HIV që shkakton sëmundjen AIDS, dhe e cila në këtë mënyrë i bënë më rezistuese qelizat kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Institutit Studimor The Scripps (TSRI) rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ka treguar se qelizat rezistuese ndaj virusit mund të zëvendësojnë me shpejtësi qelizat e prekura, duke theksuar se metoda ka potencial për të trajtuar një person të prekur nga virusi HIV.

Në hulumtim thuhet se është mundësuar që antitrupat të mbështjellin sipërfaqen qelizore dhe në këtë mënyrë pengohet që virusi HIV të prek receptorët qelizorë dhe që infektimi të përhapet.

Thuhet se Jia Xie, Richard Lerner dhe Lita Annenberg Hazen, pjesëtarë të stafit kërkimor, planifikojnë të bashkëpunojnë me Qendrën e Trajtimit Hope’s Gen për ta testuar efektivitetin dhe besueshmërinë e metodës para se ajo të provohet te njerëzit.

Shkencëtarët po ashtu kanë nënvizuar se këto antitrupa që lidhen për qelizat e imunitetit bllokojnë virusin HIV në mënyrë më efikase sesa antitrupat e lira dhe të zbërthyeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button