Është gjetur bakteria “Stafilokoka” në kuzhinën e Qendrës për trajnim të policëve

Te një i punësuar në çezmën e kuzhinës së Qendrën për trajnim të Policëve në Idrizovë është gjetur bakteria Stafilokoka. Këtë e treguan rezultatet nga brisi i marrë, që kur javën e kaluar tridhjetë persona të cilët janë pjesë e akademisë janë ankuar për simptoma të helmimit, derisa tre prej tyre kanë përfunduar në Klinikën Infektive.

Ndryshe, rasti me helmim ka ndodhur në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Ku tre nga kandidatët për policë kanë humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje është paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që zhvillojnë trajnim policor janë dërguar në qendrën klinike.

LEXO: Idrizovë, helmohen 3 pjesëtarë të policisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button