Seanca vazhdoi me vërejtjet procedurale se për cilën pikë të debatohet

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive në të cilën duhet të përzgjidhet kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, si dhe kryetari i Dhomës ligjdhënëse.

Në fillimin edhe të vazhdimit të 11-të të seancës, LSDM-ja dhe BDI-ja kërkuan që deputetët të kalojnë në pikën e katërt të rendit të ditës – zgjedhje e kryetarit të Kuvendit. Me këtë nuk pajtohet grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së me sqarimin se kjo është në kundërshtim me Rregulloren. Ata insistojnë që fillimisht të përfundojë debati për pikën e tretë – përzgjedhja e Komisionit për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në pajtim me dakordimin paraprak, në Komision BDI-ja dhe Lëvizja BESA do të përfaqësohen me nga një anëtar, VMRO-DPMNE-ja me gjashtë anëtarë, ndërsa LSDM-ja do të ketë pesë.

Për anëtarë të BDI-së është propozuar Xhevat Ademi, të Lëvizjes BESA Zeqirja Ibrahimi, të VMRO-DPMNE-së janë propozuar Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Kërsti Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanxhija dhe Bllagica lasovska, nga LSDM-ja Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

LEXO: Kasapi deri te Veljanovski: Lejoni që deputetët e VMRO-DPMNE-së të na maltretojnë

LEXO: Misovski: Veljanoski së bashku me Ivanovin janë duke përgatitur 24 dhjetor të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button