Nigeri, neutralizohen 57 militantë të Boko Haram

Gjatë përleshjes në Niger mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram janë neutralizuar 57 militantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se përleshja mes ushtarëve dhe pjesëtarëve të Boko Haram ka ndodhur në rajonin kufitar me Nigerinë, ku si pasojë u plagosën dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Boko Haram gjatë kryengritjes disavjeçare ka vrarë së paku 100.000 persona, ndërsa miliona të tjerë janë shpërngulur.

Kjo organizatë, selia e së cilës është në Nigeri, ka kryer sulme edhe në vendet fqinje, si në Niger, Çad dhe Kamerun, të cilat kanë dhënë kontribut ndaj forcave multinacionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button