Skandali me “biletat rezervë” në SHBA

Udhëtarët që nuk u bindën të udhëtonin me biletë rezervë janë zbritur nga avioni nën shoqërimin e policëve që një nga kompanitë më të mëdha ajrore në SHBA United i kishte shitur në kuadër të zbatimit “overbook”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zbatueshmëria e shitjeve “overbook” e cila ka për qëllim mbrojtjen kundër anulimit të biletave të kompanive ajrore amerikane është shndërruar në një skandal në aeroportin ndërkombëtar O’Hare.

Një përvojë e pakëndshme që kanë përjetuar 4 udhëtarët e fluturimit 3411 të kompanisë ajrore të cilët kishin marrë biletë për të udhëtuar nga Chicago për në Louisville të Kentucky është përhapur në një audiencë të gjerë një video prej 31 sekondash e publikuar në median sociale.

Udhëtarët të cilët kanë qenë përballë një situate të tillë për shkak të biletave rezervë që kompania amerikane i ka kryer pasi nuk kanë pranur propozimin e bërë me një dëmshpërblim prej 800 dollarësh janë zbritur nga avioni nën shoqërimin e policisë.

Reagime të mëdha kanë ngjallur pamjet ku vërehet se një person është nxjerrë nga avioni duke u tërhequr zvarrë.

CEO i Kompanisë ajrore United, Oscar Munoz, në një deklaratë pas reagimeve e ka cilësuar ngjarjen si “dëshpëruese”, dhe ka kërkuar ndjesë për udhëtarët e ngritur nga vendet e tyre.

Munoz tha se hetimi për incidentin po kryhet në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të detajuar. Ndër të tjera ai ka shtuar se dëshirojnë të kontaktojnë me udhëtarin për sqarimin dhe zgjidhjen e çështjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button