Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (FOTO)

Një koleksionues i tankeve ishte gëzuar shumë kur arriti që për vetëm 33 mijë funte të blejë modelin e ri të tankut rus – por ai u gëzua edhe më shumë kur brenda rezervuarit të tij gjeti shufra ari në vlerë prej më shumë se dy milionë funte, transmeton Telegrafi.

Nick Mead 55-vjeç gjeti pesë shufra ari brenda tankut rus të tipit T54/69, të cilën po e bënte gati ta parkonte brenda garazhit të tij ku ka një koleksion prej 150 veturave të blinduara ushtarake.

Ai së bashku me mikun e tij mekanikun Todd Chamberlain, po filmonin veten derisa po hapnin rezervuarin e tankut, duke shpresuar se do të gjejnë municion – por në fakt ata gjetën diçka shumë më të vlefshme.

Ata mbetën të habitur kur brenda rezervuarit panë shufrat që peshonin nga pesë kilogramë.

Me të kuptuar se bëhet fjalë për një shumë të majme të hollave, ai menjëherë i telefonoi policisë, ndërsa pranoi se edhe nëse nuk e merr as edhe një qindarkë nga këto shufra, do të jetë i lumtur për faktin se ka arritur të blejë tankun që i interesonte shumë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button