Tërmet i fuqishëm e goditi Salvadorin

Të paktën një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar në tërmetin e fuqishëm me intensitet prej 5,1 ballë sipas shkallës së Rihterit, që e goditi Salvadorin, njoftuan sot përfaqësues zyrtarë të këtij shteti latinoamerikan.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej katër kilometrash, pak para mesnate, në orën 23:52 sipas kohës lokale, me epiqendër në qytetin Antigvo Kuskatlan, në afërsi të kryeqytetit San Salvador, njoftoi Ministrisë e Ekologjisë në postimin e saj në Tuiter, transmetuan mediat franceze.

Policia civile kombëtare njoftoi se një person e ka humbur jetën pasi një gur ka rënë mbi automobilin në të cilin ndodhej, ndërsa Kryqi i Kuq njoftoi se dy persona janë dërguar në spital pasi kanë marrë lëndime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button