Nis zyrtarisht fushata elektorale në Francë

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Francë, raporton AA.

Gjatë fushatës elektorale, partitë politike do të mund të vendosin pankartat e tyre në panot e metalit në ambientet publike.

Kandidatët do të mund të harxhojnë nga 16.8 milionë euro për fushatën e tyre deri më 23 prill, datë kjo kur do të zhvillohet dhe raundi i parë i zgjedhjeve. Ndërsa do të mund të harxhojnë nga 22.5 milionë euro deri më 7 maj.

Për të mundësuar një garë të drejtë, shteti do të kthejë 47.5 për qind të harxhimeve të gjithë kandidatëve të cilët marrin më shumë se 5 për qind të votave. Ndërkohë për kandidatët të cilët marrin më pak se 5 për qind, shteti kthen 4.75 për qind të shpenzimeve elektorale.

Dhënia e shpenzimeve nga ana e shtetit përbëhet vetëm nga propaganda në televizione dhe radio, shtypshkronjat dhe postareve të afishuara.

Nga ana tjetër një person nuk mund të dhurojë më shumë se 4.600 euro. Ndërkohë publikimi i reklamave në formë filmi në televizione nuk do të lejohen. Këtu janë të përjashtuara fjalimet e shkurtra.

Publikimi i anketave do të ndalohet një ditë përpara zgjedhjeve. Në raundin e parë garojnë 11 kandidatë, ndërkohë në raundin e dytë do të garojnë dy kandidatët që kanë më shumë vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button