Memedi: Të mos përdoret Platforma Shqiptare për nxitje të konflikteve ndër-etnike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë shprehu se Platforma Shqiptare është vetëm arsye për bllokim të Kuvendit dhe se nuk duhet përdorur ajo që të nxiten qytetarët maqedonas për konflikte ndër-etnike, njofton Portalb.mk.

“Duke u thirr në vazhdimësi në Platformën Shqiptare duke gjet arsye për të bllokuar punën e Kuvendit, ju me automatizëm i aktivizoni edhe ngjarjet e mëhershme që kanë ndodhur në Maqedoni e të cilat mund të stimulojnë edhe bllokada të tjera. Prandaj, mos u thirrni në këto stimulues që të aktivizoni popullatën maqedonase për konflikte ndër-etnike”, tha Vesel Memedi.

Përndryshe ky qëndrim i Memedit erdhi pas debatit të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për ndërrim të pikës së rendit të ditë ku do të zgjedhet edhe kryetari i Kuvendit.

LEXO: Deputetët debatojnë për PSP-në në vend se për Komisionin

LEXO: Shilegov: Jeta nuk mbaron me rënien e Gruevskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button