Vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e dhjetë të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqiria Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq.

Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Dhomës ligjdhënëse.

Në rend dite të seancës është edhe përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button