Osmani: Shumica parlamentare ka mënyrë për zhbllokim të Kuvendit

Në qoftë se propozimi për ndryshimin e rendit të ditës së seancës konstitutive  nuk vihet në votim do të shkelet Rregullorja e Kuvendit. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani,  për TV21 tha se dëmi më i madh që mund t’i bëhet shtetit është mos lejimi i kalimit të pushtetit në mënyrë të shpejtë dhe të qetë.

Osmani shpreson se partia e ish-kryeministrit, Gruevski, nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Mendoj se propozimi i dhënë për ndryshim të rendit të ditës është në kuadër të Rregullores së Kuvendit, dhe çdo veprim jashtë saj do të thotë[ shkelje e Rregullores. Pres që të gjitha partitë politike do të respektojnë Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjin, sepse shkelja e Rregullores do të thotë edhe shkelje e vullnetit të popullit”, tha Bujar Osmani.

Nga LSDM shprehen se edhe më tutje janë optimist, se VMRO-DPMNE më në fundë do ta kuptojë se janë në opozitë.

“Shpresojmë se së shpejti do të zgjidhjet kryetari i ri i Kuvendit”, tha Petar Atanasov nga LSDM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button