Atanasov: Nevojitet sistem arsimor serioz dhe stabil

LSDM sot i vlerësoi si të pasuksesshme politikat arsimore të VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi që sa më shpejt të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe që t’u mundësohet formim i qeverisë e cila do të punonte në zbatimin e reformave arsimore serioze.

“Mungesa e sistemit arsimor stabil dhe serioz reflektohet tek nxënësit”, theksoi në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për arsim të LSDM-së Petar Atanasov.

Ai tha se janë shqetësues të dhënat e OECD dhe Bankës Botërore se më shumë se dy të tretat e nxënësve të moshës prej 15 vjet funksionalisht janë analfabetë. Njëkohësisht nxënësit nga Maqedonia kanë treguar rezultate më të dobëta sipas organizatës relevante botërore PISA, ndërsa në tenstimin për shkencë, matematikë dhe lexim me kuptim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës çdo vit merr vlerësime negative në raportet e Bashkimit Evropian se nuk ka kapacitet për reforma të mëdha. Institucionet arsimore janë të palidhshme dhe të paafta”, tha Atanasov.

Në mesin e planeve të LSDM-së për ndryshime në arsim numëroi heqjen e projekteve siç janë  testimi ekstern, studimet e disperzuara, dënimet për mësuesit, ndërsa planifikojnë edhe hapjen e institutit për zhvillim të arsimit dhe qendrës për siurim të cilësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button