Isa Mustafa: Që të krijojë Kosova ushtri, duhet të merr leje nga ky vend

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa përsëriti se ushtria duhet të bëhet vetëm me përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-së derisa thotë se Thaçi po bën mirë që po punon në këtë drejtim.

“Presidenti e ka marrë iniciativën që të procedojë me ushtrinë. Ne përkrahim çdo iniciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë Kosovës në bashkëpunim me SHBA dhe me NATO-n. Po ashtu, përshëndesim edhe hapat që tani po merren për të krijuar mundësinë për këtë bashkëpunim”, ka thënë Mustafa, në një tubim partiak, në Malishevë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pati nisur procesin e themelimit të ushtrisë, më 5 mars, në ditën e Epopesë së UÇK-së , duke propozuar ndryshime ligjore që FSK-në e bëjnë me mision ushtarak. Kjo nismë ishte kundërshtuar nga SHBA dhe NATO. Kishin kërkuar që ushtria të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese, që kërkohen edhe 2/3 e votave të shumicës dhe pakicës.

Të premten, Thaçi konfirmoi se është tërhequr përkohësisht nga ideja për të themeluar ushtrinë përmes ndryshimeve ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button