Mustafa: Kushtetuta i vendosi themelet e shtetësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me rastin e nëntëvjetorit nga votimi i Kushtetutës ka thënë se Kushtetuta është kurora juridike dhe politike e vendit tonë.

“Kushtetuta është kurorë e shtetit të Kosovës. Ajo garantion zbatimin e të drejtave të njeriut pa asnjë dallim”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij,  ky dokument është akt i cili do ta drejtojë Kosovën drejt rrugës evropiane dhe drejt zhvillimit ekonomik.

“Tashmë është dëshmuar se Kushtetuta siguron dhe begaton pavarësinë dhe lirinë tonë që na bën një vend demokratik, garant në formën më të mirë, mbrojtjen edhe promovimin e qytetareve tanë. Ne sot mund të konstatojmë se Kushtetuta mbetet një bazë e fortë drejt vlerave evropiane dhe lirive universale”, tha Mustafa.

Ai i falëndëroi të gjithë ata që po punojnë me përkushtim që të zbatohet me përpikëri çdo shkronjë e kësaj Kushtetute.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button