Zgjedhjet lokale, BDI pritet të del me vendim për emrat e kandidatëve të propozuar

BDI-ja e Ahmetit dhe VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit po përgatiten për zgjedhjen lokale. Zëdhënësi i integristëve Bujar Osmani tha se kryesia në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga degët e partisë të përgatisin kandidaturat për këshillat komunal dhe krerët e komunave, njofton Alsat M.

“Të gjitha degët në nivel republike kanë mbajtur mbledhjet, kanë përcaktuar kandidatët edhe për këshilla komunal edhe për kryetarë komune dhe janë dorëzuar deri në kryesi qendrore, por me statut është kryesia qendrore ajo që sjell vendimin final. Besoj se në fillim të javës së ardhshme do të mund të mbahet një mbledhje e kryesisë ku do të shqyrtohen propozimet që vijnë nga degët”, Osmani.

Pavarësisht se dega e BDI-së në Çair ka propozuar Izet Mexhitin për kandidat, ky i fundit nëpërmjet një shkrimi njoftoi se nuk do të kandidohet për kryetar të Komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button