Kryeministri kanadez: Krimet e regjimit sirian s’bën të injorohen, mbështes Amerikën

Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, ka reaguar për sulmet në Siri që u realizuan mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se Kanadaja i jep mbështetje të plotë veprimeve të Amerikës për ta degraduar regjimin e Assadit, i cili lëshoi armë kimike kundër civilëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë.

“Përdorimi i armëve kimike dhe krimet që regjimi sirian i ka kryer kundër njerëzve të tij nuk mund të injorohet”, ka thënë kryeministri kanadez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button