Kostova: Maqedonia është vendi i parafundit në Evropë sipas rezultateve në shëndetësi

Maqedonia është vendi i parafundit në Evropë sipas rezultateve në shëndetësi, kurse situata ekonomike është shkaku që i zhytë qytetarët në depresion, njofton Portalb.mk.

Kjo ka dalë si përfundim nga debati i mbrëmshëm kushtuar 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, të organizuar nga Komisioni i Shëndetësisë së LSDM-së dhe nga Forumi i Grave i organizatës komunale të LSDM-së nga Kisella Voda.

Anëtarja e LSDM-së, Elena Kostova, theksoi një varg lëshimesh sistematike në shëndetësi dhe në shoqëri që çojnë në rezultate të këqija të shëndetësisë.

“Sipas Indeksit Shëndetësor Konsumues Evropian, Maqedonia në vitin 2016 është në vendin e 34, sipas rezultateve nga gjithsej 35 vende evropiane. Maqedonia është e para në Evropë sepse nuk mund të trajtojë sulmet në tru, Maqedonia është e dyta në Evropë sipas vdekjes të sapolindurve, ndërsa e treta në Evropë sipas shkallës së mbijetesës së të sëmurëve nga kanceri. Maqedonia është mes vendeve me përqindje më të lartë të qytetarëve të cilët vuajnë nga depresioni”, deklaroi Kostova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button