Ronaldo rrezikon të mungojë 15 ditë

Në Madrid janë orë ankthi të paktën në krahun e Realit. Komunikata e nxjerrë pasdite nga klubi futi në panik tifozët e Los Blancos.

Ekzaminimet mjekësore ndaj Cristiano Ronaldos evidentuan një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë thënë më shqip në muskujt e pasëm të kofshës. Koha e rikuperimit, mbetet ende e paqartë, pro në Spanjë flasin për dy javë pushim.

Dy javë që duken si një përjetësi pasi vijnë në një moment kyç të sezonit kur në lojë janë La Liga, Championsi dhe Kupa e Mbretit. Finalja e Kupës dhe gjysmëfinalja në Europë janë ndeshjet kryesore në të cilat prezenca e Ronaldos është seriozisht në rrezik, transmeton Supersport.

Ajo që dukej një goditje e thjeshtë në pjesën e dytë të sfidës në “Bernabeu” kundër Borussias së Dortmundit, por rezulton një makth i vërtetë për Realin e Madridit. Cristiano Ronaldo humbi ndeshjen e kampionatit në shtëpinë e Real Societad, dhe atë të kthimit në Champions me Borussian, por Anceloti gjithsesi ja doli të mos e vuante mungesën e tij edhe pse me shumë drithërima në Europë.

Por mungesa prej 15 ditësh do ta privonte trajnerin italian nga ylli i skuadrës së tij për sfida vendimtare pasi në 12 Prill Reali pret Almerian, në 16 Prill luan me Barcelonën finalen e Kupës së Mbretit, në 22 apo në 23 Prill gjysmëfinalen e parë të Championsit. Ndeshje ku sipas të gjitha gjasave do të mungojë Cristiano Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Back to top button