Putin reagon për sulmet ajrore të SHBA’së në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar pas sulmeve ajrore të SHBA’së kundër Sirisë, gjegjësisht bazave ushtarake të ushtrisë siriane.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se sulmet ajrore të SHBA’së në një bazë siriane kanë thyer ligjin ndërkombëtar dhe do t’i dëmtojnë lidhjet SHBA-Rusi, shkruan Reuters.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitru Peskov, ka cituar liderin rus të ketë thënë se Putin e sheh si “agresion kundër një kombi sovran” sulmin ajror të SHBA’së në Siri.

Peskov ka thënë se Siria nuk ka armë kimike dhe se ky veprim i SHBA’së në mënyrë të pashmangshme do të krijojë një pengesë serioze për të krijuar një koalicion ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button