Michelle Obama del me flokë natyrale, “rrënon” internetin (Foto)

Pasi ndërtoi imazhin e saj të mbajtur për tetë vite si Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama më në fund ka vendosur të dalë në publik me flokë natyrale.

Fotografia e gruas së Barack Obamas është shndërruar në hit në rrjetet sociale, është shpërndarë në masë të madhe, ka marrë qindra mijëra pëlqime dhe dhjetëra mijëra komente.

Në fotografi, Michelle shfaqet e gjitha natyrale me flokë të lidhura dhe me një shami në formë shiriti të lidhur në kokë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale duket se pëlqejnë gjithçka nga familja Obama. Ish-Çifti i Parë amerikan ka simpati të gjerë në Shtete e Bashkuara dhe jashtë tyre dhe gjithçka që bëjnë ata, pritet me kërshëri.

Diçka e tillë nuk ndodh me Çiftin e Parë aktual amerikan, Donald dhe Melania Trump, duke qenë se presidenti i tanishëm nuk e ka simpatinë e njerëzve për shkak të sjelljeve të tij në raport me Zonjën e Parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button