Argjentina paralizohet nga greva e përgjithshme, tensionet në vend po rriten

Argjentinasit sot me protestë kundër masave qeveritare për kursiм e paralizuan vendin, pasi sindikatat e konvokuan grevën e parë të përgjithshme në qeverisjen 16-mujore të presidentit Maurisio Makri, transmetuan mediat britanike.

Shoferët e kamionëve, mësimdhënësit, punonjësit në fabrika dhe nëpunësit e aeroporteve dhe doganave nga mesnata filluan grevë 24-orëshe.

Mëngjesin e sotëm erdhi edhe deri në intervenim të policisë në Buenos-Ajres, ku demonstruesit bllokuan një nga drejtimet kryesore rrugore drejt kryeqytetit, vërejtën mediat franceze.

Janë anuluar të gjithë fluturimet e sotme të linjave të brendshme dhe ndërkombëtare. Transporti urban në Buenos-Ajres, gjithashtu, është ndërprerë.

Sipas mediave lokale, policia përdori gaz lotsjellës kundër demonstruesve të cilët e bllokuan autostradën Panamerikan, që është arteria kryesore nga veriu drejt Buenos-Ajresit.

Qeveria e Makrit paralajmëroi se nuk do të lejojë bllokime të rrugëve.

Forcat e rendit intervenuan me largimin e demonstruesve të cilët u përgjigjën me gjuajtje të gurëve ndaj shoferëve.

“Qëllimi ynë është që njerëzit të cilët dëshirojnë të shkojnë në punë, të mund ta bëjnë këtë”, theksoi ministrja e Sigurisë, Patrisia Bullriç.

Protesta ka në gjithë vendin.

Makri, i cili e mbështet ekonominë e lirë liberale dhe tregun e lirë, Argjentinën e udhëheq nga viti 2015. Ai e hoqi kontrollin ndaj valutës dhe tregtisë dhe i zvogëloi shpenzimet qeveritare, duke i përfshirë edhe subvencionet për gaz, që solli deri në ndryshim drastik të faturave për ngrohje.

Demonstruesit, gjithashtu, insistojnë në rritjen e pagave në pajtueshmëri me rritjen e inflacionit, i cili vitin e kaluar arriti 40 për qind, ndërsa sivjet pritet të jetë në nivelin prej 20 për qind.

“Situata është dramatike”, në intervistë për Rojers deklaroi Hulio Piumato, zëdhënës i sindikatës së Konfederatës së përgjithshme të punës.

Sipas tij, pasuria është koncentruar në duart e disa personave.

“Të domosdoshme janë masa urgjente për krijim të vendeve të punës. Çdo i treti argjentinas është i varfër”, theksoi ai.

Një hulumtim i mendimit publik nga muaji i kaluar tregoi se për herë të pasi që Makri e mori pushtetin shumica e argjentinasve nuk e aprovojnë punën e tij, sesa që e aprovojnë.

Bruto Prodhimi Vendor (BPV) i ekonomisë së tretë latinoamerikane në vitin 2016 u zvogëlua për 2,2 për qind edhe krahas rimëkëmbjes së lehtë në fund të vitit (-0,2 për qind në tremujorin e tretë dhe +0,5 gjatë tremujorit të katërt).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button