Tusk dhe Mej dëshirojnë t’i ulin tensionet gjatë negociatave për Bregzitin

Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryeministrja britanike Tereza Mej u dakorduan të synojnë drejt asaj që të qetësohen tensionet gjatë negociatave për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Një përfaqësues anonim i BE-së theksoi se ata janë pajtuar që të qetësohen tensionet, veçanërisht gjatë bisedimeve për “çështje të vështira” siç është rasti me Gjibraltarin.

Ai theksoi se takimi i sotëm i Mej dhe Tusk në Londër, që ka zgjatur rreth dy orë, ka kaluar mirë dhe në frymë miqësore.

“Që të dy u dakorduan që të vazhdojnë me kontaktet e rregullta gjatë tërë procesit për Bregzit, me qëllim që ta mbajnë qasjen konstitutive dhe të orientohen ndaj zvogëlimit të lodhjes gjatë bisedimeve për të gjitha çështjet, madje edhe ato që janë më të ndërlikuara si për shembull për Gjibraltarin”, theksoi përfaqësuesi anonim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button