Kocijançiq: Pasiguria të përfundojë, të formohet Qeveria pa anulim

Rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare patjetër duhet të respektohen, pasiguria momentale të merr fund dhe të formohet qeveria pa anulime shtesë, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për “Radio Evropa e Lirë”.

“Siç BE ka përmendur disa herë, përshirë edhe Parlamenti Evropian, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të merr fund pasiguria ndërsa Qeveria të formohet pa anulim shtesë, në bazë të shumicës në Parlament”, thotë Kocijançiq duke u përgjigjur në pyetjen e REL, si BE e komenton situatën e re në Kuvendin e Maqedonisë për zgjedhjen e Komisionit për emërime dhe mandat.

Ajo, duke u thirrur në deklaratat paraprake të përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, komisarit Johanes Han dhe KE-së, vuri në dukje se inkurajojnë presidentin Gjorge Ivanov që menjëherë të shqyrtojë pozitën e tij.

“Tani presim të gjithë liderët politik të mundësojnë proceset demokratike të zhvillohen në mënyrë normale, kjo përfshin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pa anulim plotësues”, thotë Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button