Nevojiten vetëm tre seanca për tu zhbllokuar Parlamenti i Maqedonisë, mungon guximi i mazhorancës

Shumica parlamentare në Maqedoni duhet ta ketë parasysh se e mban çelësin e zhbllokimit ngërçit politik në vend, të krijuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët assesi nuk duan ta lëshojnë pushtetin i cili gjithsesi nuk u takon. Vetëm tre seanca parlamentare do të mjaftonin Parlamenti të vazhdojë punën, sipas Lidhjes Demokaratike (LD) ndërsa njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë për Portalb.mk se për tu arritur kjo, shumica duhet të fuqizohet dhe guximshëm të luftojë për miratimin e Qeverisë së re, me të dhe të reformave dhe rikthimin e parimeve demokratike në vend.

Ditë më parë, LD-ja propozoi të mbahen jo më shumë se tri seanca në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë për të pasur rrugën e hapur për Qeverinë e re. Në të parën të zgjidhet kryetari i Parlamentit, në të dytën të votohet mosbesimi i Qeverisë së tanishme kurse në të treten mandatari të paraqet propozim për formim të Qeverisë së dhe e njëjta të votohej.

“Çështja e formimit të institucioneve të Maqedonisë për momentin ka hasur në një ngërç politik dhe institucional nga bllokadat që VMRO-DPMNE i bënë ndaj tyre duke penguar zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit që do të pasojë më pas me zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë. Këto tre skenarë paraqesin zgjedhje për tejkalim të krizës politike, zhbllokimit të institucioneve dhe formimit të Qeverisë, por fillimisht këto do të duhet t’iu nënshkruhen vullnetit politik.”, tha për Portalb.mk, Mersim Maksuti.

Megjithatë duhet të kihet parasysh se VMRO-DPMNE përdor të gjitha mjetet që të vështirësojë formimin e Qeverisë dhe se për këtë do të duhet ndikim më i fuqishëm i faktorit ndërkombëtar, theksoi ai.

“Çështja e formimit të Qeverisë dhe me këtë e zgjidhjes së krizës politike nëpërmjet tre seancave parlamentare krahas në aspekt juridik, duhet të shikohet edhe në bazë të vullnetit politik që Maqedonia të përparojë në aspekt demokratik dhe euro-integrues. Ne aspekt juridik gjithmonë mund të gjendet zgjidhje por problemi kryesor është se pushteti i deritanishëm ka cenuar edhe funksionimin e institucioneve juridike dhe kështu ata nuk janë funksional në mënyrën e duhur. VMRO-DPMNE-së i erdhi fundit dhe se për momentin me rëndësi është që ata të mos nxitin që qytetarët të humbasin durimin dhe të ndodh diçka e keqe”, tha për Portalb.mk, Mirjana Maleska.

Ndryshe, që kur ri-filloi seanca konstituive në Parlament me datë 27.03.17 ende nuk është zgjedhur kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime që më pas të mund të zgjidhet edhe kryetari i Parlamentit, që ky i fundit të kërkojë nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin për formim të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button